Zjarri mbërrin edhe në Kosovë, flakë masive në pyjet e Prizërenit, Suharekës dhe Shtimës
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 11:46
Kosovë&Rajon

Zjarri ka pushtuar edhe Kosovën. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se në 24 orët e fundit ka pasur shpërthime në disa fshatra të Prizërenit, Suharekës dhe Shtimës. Mediat kosovare shkruajnë se rrethanat janë të panjohuram, por nuk ka asnjë të lënduar.
Zjarrëfikësit janë në terren, në përpjekje për të neutralizuar zjarrin. Sipas mediave, në fshatin Studencan të Suharekës, janë djegur 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit. Prishtina gjithashtu është nën flakë, por ende nuk dihen shkaqet.


