Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO merr vendimin për pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

Aktualitet

Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO merr vendimin për
Gjykata e Posaçme ka hequr masën e sekuestros për disa pasuri të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimit, duke dhënë si argument “mosplotësimin e kushteve ligjore për vazhdimin e saj mbi pasuritë objekt të këtij gjykimi.”

Konkretisht, janë hequr nga sekuestroja ½ e një karburanti në Lungomaren e Vlorës, një truall me sipërfaqe 2,400 m² në Jonufër dhe një pikë tjetër karburanti në ‘Transballkaniken’ e Vlorës.

Këto dy të fundit janë të regjistruara në emër të një personi tjetër, Kujtim Selimit. Tashmë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara do të njoftojë palët dhe do të ekzekutojë vendimin pas 15 ditëve.

Pasuritë e Selimit u sekuestruan në vitin 2021 nga SPAK që nga hetimi penal zbuloi të dhëna që 3 ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetutese dhe asaj të Lartë, kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme.

Më pas, në tetor 2022, SPAK e dërgoi çështjen në gjykatë duke e akuzuar Selimin për deklarim të rremë pasurie.

Në 2025, Gjykata e shpalli ish-gjyqtarin të pafajshëm ndërsa Prokuroria e Posaçme e ankimoi çështjen në Apelin e GJKKO që la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO merr vendimin për

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi, u shkarkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, megjithëse shumica e trupit gjykues nuk konstatoi probleme për pasurinë e saj.


ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion