"Do të të përdhunoj siç bëj me vajzën time", 6 gra fundosin mikun më të mirë të Soros

Të paktën 6 gra kanë paditur për përdhunim Hoëard Rubin. Ky i fundit njihet si krahu i djathtë i George Soros. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Rubin, sipas paditësve, i ka rrahur gjatë seancave seksuale në shtëpinë e seksit. Kjo shtëpi seksi, sipas tyre, është e ndërtuar posaçërisht në apartamentin e tij në Manhattan.
Fillimisht akuzat nisën në 2017, ndërsa ka shkuar në 6 numri i paditësve deri tani. “Nju Jork Post” shkruan se një grua është rrahur keq nga ai, duke i shpërfytyruar fytyrën. Një tjetër pretendon se kryente marrëdhënie seksuale me Rubin kundër dëshirës së saj. Sipas saj ajo është lidhur në dhomën e tij dhe i ka thënë “Do të të përdhunoj, asht siç përdhunoj vajzën time”

Asnjë reagim nuk ka ardhur nga Rubi.


