Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje shkon në balotazh në 12 komuna

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje shkon në

Nga rezultatet e fundit të (KQZ) del se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkojë në balotazh në 12 komuna në nivel vendi. Në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime kandidatët e tyre janë të parët me përqindjen e rezultateve në balotazh.

Sipas KQZ-së, deri më tani kandidati i LVV-së, Arben Vitia prin me 42.26 për qind kundrejt Përparim Ramës nga LDK-ja me 29.34%. Ndërsa, në tetë komunat e tjera shkon në balotazh si e dyta. Komuna ku LVV garon më 17 nëntor janë Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Ndryshe, LVV në zgjedhjet e fundit të përgjithshme kishte fituar me 50.2 për qind të votave në nivel vendi. /Telegrafi/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion