Kishte ngecur tek shinat, treni përplas kamionin në SHBA, plagosen 4 persona (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Oklahoma, SHBA. Mësohet se një tren është përplasur me një kamion, pasi kjo e fundit kishte ngecur në shinat e trenit. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka viktima, vetëm 4 persona janë plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, pranë Thackerville në Love County, e vendosur pranë kufirit Teksas-Oklahoma. Një kalimtar i rastit regjistroi video dramatike të përplasjes, e cila dukej se tregonte se gjysmë kamioni ishte bllokuar në binarët në një vendkalim treni.
Videoja tregon se “portat kishin rënë” para se treni në ardhje të përplasej me kamionin, duke dërguar automjete dhe mbeturina që fluturonin në ajër./BW


