Zbulohet laboratori i drogës në Kosovë, një i arrestuar

Kosovë&Rajon

Zbulohet laboratori i drogës në Kosovë, një i arrestuar

Policia e Kosovës ka zbuluar një laborator droge në një fshat në Leposaviç si dhe ka arrestuar një të dyshuar për këtë rast në Jarinjë, pikën kufitare me Serbinë.

Përmes një deklarate, policia deklaroi se kishte marrë informacione se në një shtëpi në fshatin Granican, dyshohej se po kultivoheshin kanabis.

“Njësia antidrogë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe “gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 23 bimë të mbjella të dyshuar si kanabis, me gjatësi prej 40 centimetra deri në 1.85 metra, si dhe pasje të tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dyshuari, 43 vjeç, u identifikua dhe u kap në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë, sipas komunikatës. Ai është dërguar në paraburgim për 48 orë me urdhër të prokurorit të rastit.

Policia tha se një pjesë të bimëve të dyshuara si kanabis i ka marrë si mostra për testime laboratorike, ndërsa pjesën e mbetur e ka shkatërruar me urdhër të prokurorit.

ME TE LEXUARAT