VIDEO/ Sheshi në Prishtinë “pushtohet” nga qindra persona me flamuj të UÇK-së pak para nisjes së marshimit
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2026, 14:16
Kosovë&Rajon

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është “pushtuar” nga qindra persona me flamuj të UÇK-së, Kosovës e atij kombëtar teksa pritet të nisë marshimi “Drejtësi, jo politikë”.
Qytetarët nga i gjithë vendi dhe përtej kufijve janë mbledhur për tu bashkuar në këtë marshim teksa kërkojnë drejtësi për 4 ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Hagë.