Video/ I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, momenti kur Kadri Veseli ecën në Mitrovicë pas lejes nga Haga

Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari që akuzohet për krime lufte, ndodhet në Kosovë.
Në videon e mësposhtme, shihet se Veseli ecën i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, forca policore dhe Eulex. Edhe zëdhënësja e e Dhomave të Specializuara, Angela Griep e ka konfirmuar këtë vizitë të Veselit.
Ajo shprehet për Ekspress se gjithçka është bërë në kuadër të humanitetit, por që Veseli do të kthehet sërish në paraburgim.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë.
I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës,”- shprehet ajo.
Veseli mbërriti sot në Mitrovicë. Pas shtatë muajsh në paraburgim në Hagë, ai ka mundur të takojë familjarët e tij. Arsyeja e lirimit të përkohshëm ka qenë përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të babai të ishkreut të kuvendit.


