Vatra zjarri edhe në Kosovë, zjarrfikësit në luftë me flakët në Suharekë

Edhe në Kosovë situata me zjarret duke e rënduar. Në disa qytete ka zjarre aktive që po përhapen me shpejtësi. Më e rënduar situata duket në Suharekë, pasi prej disa ditësh janë aktive 5 vatra zjarri.
Të hënën zjarri ka përfshirë fshatin Gjinovc, Studenqanin, Bukoshin, Reqanin dhe Zonën Industriale.
I pari i komunës, Bali Muharremaj thotë se gjendja është e rëndë teksa tregon se për të neutralizuar flakët janë angazhuar edhe shumë banorë të zonë.
Më tej z.Muharremaj bënë të ditur se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, teksa shton se kanë kërkuar ndihmë edhe nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Mamushës. /abc


