Ulet numri i të infektuarve, mbyllet Klinika Infektive II në Kosovë

Kosovë&Rajon

Ulet numri i të infektuarve, mbyllet Klinika Infektive II në

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka dhënë një lajm të mirë, lidhur me situatën e Covid-19. Rënia e infektimeve ka bërë që Klinika Infektive II të mbyllet. Nga raporti i sotëm, në këtë spital nuk ka asnjë të infektuar.

Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, 4 pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive. Aktualisht në këtë të fundit po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

“ShSKUK: Mbyllet Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Gjilanit, 7 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

Spitali i Ferizajt, 11 pacientë”, shkruhet në njoftimin, publikuar në Facebook.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion