U aksidentuan në Kroaci, 26 emigrantë dalin nga spitali, 15 ende nën kujdesin e mjekëve

Kosovë&Rajon

U aksidentuan në Kroaci, 26 emigrantë dalin nga spitali, 15 ende

Detaje të reja janë publikuar nga gjendja e personave të plagosur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur dy ditë më parë në Kroaci. Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se sot kanë dalë nga spitali 26 persona, ndërsa 15 janë ende nën kujdesin e mjekëve.

“Të dashur qytetarë,

Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia. Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë.

Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë. Të liruarëve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t'i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut. Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve. Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë.

U aksidentuan në Kroaci, 26 emigrantë dalin nga spitali, 15 ende

Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët. Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë!”, shkruan ai.

Aksidenti i rëndë ndodhi dy ditë më parë në Kroaci, ku një autobuz me emigrant kosovarë u përmbys, ku për pasojë ndërruan jetë 10 persona.

ME TE LEXUARAT