Tensione në veri të Kosovës, gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë zjarri në Zveçan, digjet makina e policisë

Kosovë&Rajon

Tensione në veri të Kosovës, gaz lotsjellës dhe të

Tensionet janë shumë të larta në veri të Kosovës, në ditën kur kryetarët e rinj të katër komunave duhej të nisnin zyrtarisht punën. Situata më problematike është raportuar në Zveçan, që ka një popullatë shumicë serbe, ku policia e Kosovës është detyruar të përdorë gaz lotsjellës dhe bomba tymosëse për të shpërndarë qytetarët e grumbulluar pranë godinës komunale.

Më herët, policia e Kosovës njoftoi se po asiston kryetarët e rinj të Leposaviqit, Zubin Potokut, dhe Zveçanit që të hynin në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Mediat raportojnë edhe për të shtëna me armë zjarri, ndërsa është djegur edhe një automjet i policisë së Kosovës.

Gjithashtu, rreth mesditës janë dëgjuar edhe sirenat e alarmit në Veri të Kosovës, me shumë pjesëtarë të komunitetit serb që u tubuan për të mbajtur peng ndërtesat publike të komunave. Radio Evropa e Lirë raporton se disa kamionë janë parkuar duke bllokuar rrugët në hyrje dhe dalje të Leposaviqit. Në lëvizje janë vendosur edhe anëtarë të EULEX-it dhe të misionit të NATO-s, KFOR. Mbi Zveçan ka fluturuar dhe një helikopter i misionit paqeruajtës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT