Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja në Shkodër plagoset me armë gjahu nga fqinji
Një 69-vjeçare është plagosur me armë gjahu në Shkodër, teksa kalonte në rrugë. Dyshohet se shtetësia me iniciale F.Gj., është plagosur në këmbë nga një saçmë fisheku nga fqinji i saj.
Ende nuk dihen rrethanat e plota mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Malësi e Madhe, Shkodër
Mesditën e sotme, shtetasja F. Gj., 69 vjeçe, banuese në fshatin Marshejë, është dëmtuar lehtë, në këmbë, dyshohet me një saçme fisheku arme gjahu. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç. 69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.