Klosi: Tradhti do të jetë nëse ne tërhiqemi nga projekti, rrethimi është hequr

Politikë

Klosi: Tradhti do të jetë nëse ne tërhiqemi nga projekti,

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi u është përgjigjur protestuesve shprehen se qeveria ka tradhtuar Shqipërinë duke lejuar projektin në Zvërnec.

I ftuar në Opinion të Bledi Fevziuut, Klosi tha se ende nuk ka një projekt konkret, por shtoi se tradhti e vërtetë do të ishte nëse qeveria do të tërhiqej nga një projekt në të cilin do të investohen miliarda dollarë.

 

Pjesë nga debati

Blendi Klosi: Meqenëse thonë tradhtarë, tradhtarë kush e ka bërë projektin. Unë them se mbase tradhti do të jetë nëse ne tërhiqemi nga projekti.

Blendi Fevziu: Pse gjithë këtë njerëz janë akoma në shesh, edhe pas disa orësh? Adriatiku ndenji dy muaj, rezistoi sa mundi, por nuk pati këtë efekt. Sot të është mbushur i gjithë sheshi.

Po ashtu, Klosi kujtoi edhe kohën e protestave të PS kur ishte në opozitë dhe ashtu si protestuesit sot, kërkonin transparencë të investimeve në nga qeveria “Berisha”.

Blendi Klosi: Edhe unë kam ndenjur 1 muaj shtrirë në atë bulevard në grevën e urisë. Ne kemi bërë grevë urie. Njerëzit kur besojnë në diçka shumë mirë që protestojnë, sepse nuk ka asnjë gjë.

Blendi Fevziu: Pse ti besoje vërtet atëherë te greva e urisë.

Blendi Klosi: Besoja?! Po unë sakrifikova vetë veten time, ne dolëm 60 veta me barelë nga ajo grevë urie. Ishim 220 burra e gra, 60 dolën me barelë.

Blendi Fevziu: Po pra ju atëherë kërkonit transparencë, tani kërkoni ta mbyllni. Asnjë njeri politik normal, as njerëz të mediave dhe të biznesit nuk mund të kontestojnë një investim miliardash, këtu problemi është te mënyra se si bëhet, transparenca dhe të gjitha pyetjet e tjera. Ky është problemi kryesor.

Blendi Klosi: Nuk kemi një projekt. Ideja e projektit ka disa vite që diskutohet, të paktën ka dy vjet. Pjesa e rrethimit padyshim që është një problem dhe sot rrethimi është hequr. Ka veprime në kundërpërgjigje të protestës. Nuk kemi asnjë gjë me protestën. Për aq kohë që protesta ka emrin “protesta e Zvërnecit” atëherë ta flasim.

ME TE LEXUARAT