"Popull dele, brez i kafeneve" Rinia i është përgjigjur shpërfilljes ndër dekada me akte të thella qytetarie

Politikë

"Popull dele, brez i kafeneve" Rinia i është përgjigjur

Protesta përfundon teksa qytetarët shpalosën flamurin masiv kuq e zi, çka dëshmon dashurinë për simbolin kombëtar, ndërsa qëndrimet e tyre i kanë shprehur me pankarta kreative, kritike, përmes pastrimit të bulevardit pas çdo proteste, respektit ndaj njëri tjetrit dhe efektivëve të policisë. 

"Popull dele, brez i kafeneve" Rinia i është përgjigjur

Ndërkaq disa momente para nisjes së protestës, të rinjtë u kanë shpërndarë lule policëve tek kryeministria, pasi këtë të enjte është edhe një gjest solidariteti për policin e vrarë.

Efektivët nuk e refuzuan dhuratën e protestuesve duke u përgjigjur me një buzëqeshje e më pas janë rikthyer në detyrë. Siç shihet edhe në pamje, lulen e mbajnë në duar pas shpine teksa vijojnë detyrën e tyre.

Rinia shqiptare ka dhënë edhe një përgjigje të "akuzave" dhe shpërfilljes ndaj tyre gjatë dekadave të fundit ku janë karakterizuar si popull dele, brez i fjetur apo edhe i nënshtruar. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion