Vritet me armë zjarri 30-vjeçari në Prishtinë, plumbi "qorr" plagos dhe një kalimtare të rastit

Kosovë&Rajon

Vritet me armë zjarri 30-vjeçari në Prishtinë, plumbi

Egzon Haziri, 30 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Sipas medieve në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Jeronin De Rada”.

Si pasojë e një konflikti mes disa personave, 30 vjeçari humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre një kalimtare e rastit kanë mbetur të plagosur.

Autorët e dyshuar janë vëllezërit Naim Berisha 39 vjeç dhe Ahmet Berisha 29 vjeç.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes grupit të të dyshuarve Berisha dhe grupit të viktimës.

Në përleshje e sipër është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë mbeti i vrarë Egzon Haziri, teksa plagë mori edhe një person që ishte me të, si dhe një kalimtare e rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion