Humbje për muzikën shqiptare, shuhet një nga emrat e njohur të hip-hopit në Kosovë

Showbiz

Humbje për muzikën shqiptare, shuhet një nga emrat e njohur

Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin muzikor në Kosovë. Producenti dhe artisti Ilir Osmani, i njohur në skenë si IlirOs, është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegë dhe artistë, të cilët kanë zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur dhimbjen dhe për të kujtuar punën e tij ndër vite.

Mes reagimeve të shumta është edhe ai i kantautorit Genc Salihu, i cili ka publikuar një fotografi të IlirOs në InstaStory, duke e vlerësuar si një prej figurave më të rëndësishme të muzikës kosovare në vitet e fundit.

“Nji prej artistëve ma të randësishëm muzikorë në KS në 2 dekadat e fundit”, shkruan Salihu në mesazhin e tij përkujtimor.

IlirOs ishte një emër i njohur i kulturës urbane në Kosovë, ndërsa puna e tij si artist dhe producent la gjurmë në zhvillimin e skenës muzikore, veçanërisht në rrymën hip-hop.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion