5 mijë euro gjobë pas protestës studentore, 17-vjeçari përballet me vendimin në Gjykatën Administrative

Aktualitet

5 mijë euro gjobë pas protestës studentore, 17-vjeçari

Protesta studentore në Tiranë përpos përplasjeve të shumta mes qytetarëve dhe forcave policore ka bërë që një numër i lartë pjesëmarrësish të gjobiten me gjoba nga 500 mijë lekë të reja, të cilat nisën fillimisht si një arsye për bllokimin e akseve rrugore dhe lëvizjen e lirë të automjeteve nga protestuesit.

TIRANË- Protesta studentore në Tiranë përpos përplasjeve të shumta mes qytetarëve dhe forcave policore ka bërë që një numër i lartë pjesëmarrësish të gjobiten me gjoba nga 500 mijë lekë të reja, të cilat nisën fillimisht si një arsye për bllokimin e akseve rrugore dhe lëvizjen e lirë të automjeteve nga protestuesit.

Ndërkohë një i mitur 17-vjeçar i cili u gjobit me 500 mijë lekë të reja ka kërkuar shfuqizimin e saj në Gjykatën administrative.

Gjykata ka pranuar masën e sigurimit te padisë, e cila nënkupton se gjoba pezullohet derisa çështja të shqyrtohet. Gjoba për 17-vjeçarin u arrit pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ.   

Me 500 mijë lekë të reja janë gjobitur 3 protestues ndërkohë që kjo pagesë konsiderohet si masë administrative që u vendos pasi efektivët e policisë bënë thirrje për tërheqje nga aktet e dhunës, ndërsa protestuesit kanë refuzuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion