Vranë të riun dhe kalimtaren në Prishtinë, policia publikon fotot e dy të dyshuarve

Kosovë&Rajon

Vranë të riun dhe kalimtaren në Prishtinë, policia publikon

Polica e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave që dyshohen për vrasje të dyfishtë të martën në Prishtinë.

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar janë vëllezërit Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

E gjithë ngjarja e këtij incidenti me armë zjarri u zhvillua në mes dy grupeve në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë, raportojnë mediet e Kosovës.

Një burrë vdiq dje në vendin e ngjarjes, më 26.03.2024 dhe një grua tjetër vdiq sot, më 27.03.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e këtij incidenti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion