Ndeshja Kastrioti-Elbasani/ Tifozi qëllon me bidon plastik efektivin e policisë

Aktualitet

Ndeshja Kastrioti-Elbasani/ Tifozi qëllon me bidon plastik efektivin e

Gjatë ndeshjes së sotme midis Kastriotit dhe Elbasanit, një tifoz 30-vjeçar është shoqëruar në komisariat pasi ka goditur me bidon plastik një efektiv policie.

“Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë. Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion