Stuhi, tornado dhe breshër, “Severe Weather”: Sot dhe nesër moti i keq do prekë Shqipërinë

Shtetet e Ballkanit Perëndimor rrezikojnë nga një stuhi, ka raportuar agjencia botërore meteorologjike “Severe Weather”. Sipas parashikimit në fjalë, zonat më të rrezikuara janë Kroacia Veriore, BeH-ja Veriore, Serbia Jugperëndimore, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe veriperëndimi i Maqedonisë Veriore, pikërisht ditën e sotme dhe të nesërmen.
“Severe Weather” ka paralajmëruar se këto zonat do përballen me erërat e forta, breshër, reshje të mëdha shiu dhe tornado. Më tej agjencia tha se moti i ashpër është paralajmëruar për mëngjesin e së enjtes, duke vijuar gjatë pasdites. Meteorologët kanë treguar gjithashtu se stuhia do dobësohet ndërkohë që lëviz.


