Valdrin Sahiti nuk ndalet, këtë herë vesh modelen me famë botërore
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 12:10
Showbiz

Sukseset e Valdrin Sahitit nuk ndalin. Së fundmi, stilisti shqiptar ka veshur modelen e famshme Ëinnie Harlow.

Kjo e fundit ka festuar ditëlindjen një ditë më parë, dhe në këtë festë, ajo ka veshur fustanin e tij.
Në fotot që ajo ka publikuar në Instagram, 27-vjeçarja shihet duke veshur fustanin, që shkëlqente në çdo detaj.

Kujtojmë se ai ka veshur edhe Beyoncen. Këngëtarja me famë botërore zgjodhi fustanin e shqiptarit në çmimet Grammy.

Ai më herët në një intervistë ka treguar se kjo ishte një surprizë që i ka ndryshuar jetën.


