Aksioni ushtarak në det, SHBA sulmon anijen e dyshuar për narkotrafik në Karaibe, 4 të vdekur

Bota

Aksioni ushtarak në det, SHBA sulmon anijen e dyshuar për narkotrafik
Task Forca e Përbashkët e SHBA-së për Hemisferën Perëndimore kreu një sulm ndaj një anijeje që operonte përgjatë rrugëve të përcaktuara të trafikimit të drogës në Detin e Karaibeve, tha Komanda Jugore e ushtrisë (SOUTHCOM).

Sipas Komandës, 4 persona u vranë, që i cilësoi si “narkoterroristë”.

Në një postim në X, Komanda deklaroi se sulmi u krye nën drejtimin e saj dhe se inteligjenca kishte konfirmuar se anija ishte e përfshirë në mënyrë aktive në trafikun e drogës.

“Më 19 shtator, nën drejtimin e SOUTHCOM, Task Forca e Përbashkët e Hemisferës Perëndimore ekzekutoi një sulm vdekjeprurës kinetik ndaj një anijeje të shpejtë që operonte përgjatë rrugëve të përcaktuara të trafikut të drogës në Karaibe. Operacioni vrau katër narko-terroristë”, tha Komanda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion