Tronditet opinioni publik, po hetonte skandalet e policisë, eleminohet gazetarja në Peru

Bota

Tronditet opinioni publik, po hetonte skandalet e policisë, eleminohet
Një gazetare, kandidate në zgjedhjet rajonale të tetorit, u vra ditën e shtunë gjatë vizitës së saj në një treg në qytetin Caras, Peru.

44-vjeçarja Susi Aponte – kandidate në distriktin Ancas në zgjedhjet e 4 tetorit – drejtonte median online “China Polo Dominical”, ku ajo publikonte raportime mbi parregullsitë dhe akuzat për korrupsion brenda policisë.

Ajo u qëllua për vdekje, ndërsa po ecte. Pesë persona të tjerë u plagosën në këtë sulm. Policia njoftoi arrestimin e një të dyshuari, një shtetas venezuelian.

Disa ditë më parë, Susi Aponte njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se po merrte kërcënime nga brenda burgut.

Këshilli i Shtypit Peruan, i cili përfaqëson gazetarët në vend, bëri thirrje për një hetim, duke theksuar se raste të ngjashme mbeten zakonisht të pazgjidhura.

Sipas shifrave të policisë vendase, katër gazetarë peruanë janë vrarë vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion