"Sot vendosin qytetarët e Kosovës", voton Albin Kurti, mesazhi për qytetarët

Kosovë&Rajon

"Sot vendosin qytetarët e Kosovës", voton Albin Kurti,

Ka votuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pas shfrytëzimit të kësaj të drejte, Kurti ka mbajtur një deklaratë për mediat duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë.

Sipas Kurtit, qeveria e tij do të punojë ngushtë me komunat e Kosovës. Duke u ndalur të bashkëpunimi i qeverisë dhe pushtetit vendor, Kurti ka theksuar se vitet në vijim do të jenë të mbara.

“Sapo ushtrova të drejtën për të votuar. Sot vendosin qytetarët e Kosovës kush do të jenë udhëheqësit e tyre.

Inkurajo të gjithë qytetarët, pa dallim, që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie.

Si Kryeministër, unë bashkë me qeverinë tonë do të punoj e bashkëpunoj shumë ngushtë në fuqizimin e komunave. 4 vite të mbara i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat ku jetojnë banojnë dhe punojnë”, u shpreh Kurti jashtë qendrës së votimit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion