Zgjedhjet në Kosovë, arrestohen 4 persona për blerje votash

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet në Kosovë, arrestohen 4 persona për blerje votash

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi dyshohet të kenë blerë vota.

Prokuroria njofton se arrestimet janë bërë në mbrëmjen e djeshme, pak orë para zgjedhjeve lokale që po mbahen sot në të gjitha komunat e vendit.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së. Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion