"Ishte vetëmbrojtje", plagosja e dyfishtë tek "Ish-Parku" në Tiranë, lihen në burg autorët

Aktualitet

"Ishte vetëmbrojtje", plagosja e dyfishtë tek

Dy të arrestuarit, Daniel Manushi dhe Farjon Palushi të akuzuar për plagosjen e dyfishtë në Tiranë janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes me dashje, mbetur në tentativë”.

Ndërsa për të plagosurin Aleksandër Nikolla i arrestuar për moskallëzim krimi, gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje”. Mësohet se pas ngjarjes dy autorët e dyshuar u fshehën në një banesë ne kryeqytet.

E pas lokalizimit policia bëri të mundur arrestimin e tyre në flagrancë ku sipas dosjes hetimore mësohet se në banesë atyre i janë gjetur edhe një armë e markës “Stey” me numër serial të fshirë.

Në dëshmitë e dhëna përpara autoriteteve dy të rinjtë kanë thëne se konflikti ka ndodhur për shkaqe banale, me që Daniel Manushi pretendon se kishte shkuar aty për tu qethur, e kanë debatur me persona që nuk njiheshin.

Ndërsa përsa i përket armës së krimit në deklarimet e tij Manushi shton se arma e krimit nuk ka qenë e tyre po shoku i tyre Farjon Palushi ja ka marrë nga dora personave me të cilët u konfliktua, ndërsa kur i ka shkuar policia në banesë, ai ja ka treguar vetë bluve vendndodhjen e saj.

Të njëjtin version nga mbajtur edhe i akuzuari tjetër Farjon Palushi, ku ka thëne se disa persona kanë goditur shokun e tij e për këtë ai ka marrë armën nga dora për vetëmbrojtje një personi që nuk e njihte, e në këtë moment arma ka bëre qitje të pavullnetshme. Sipas Palishit, ai është goditur në qafë e kokë nga disa persona.

Ndërsa Aleksandër Nikolli i cili edhe u plagos në këtë ngjarje dhe do hetohet në gjendje të lirë, në dëshminë e tij thotë se nuk di asgjë për këtë ngjarje dhe nuk ka parë asgjë, e për këtë nuk ka se çfarë të tregojë për rrethanat e ngjarjes. Referuar dosjes hetimore gjatë këtij konflikti është qëlluar 5 herë, pasi përpara berberhanës ku edhe ndodhi konflikti u gjetën 5 gëzhoja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion