Shqiptarja rrezikon burg në Zvicër, mashtroi të moshuarin duke i marrë 278.800 franga, i shpenzon në kazino

Kosovë&Rajon

Shqiptarja rrezikon burg në Zvicër, mashtroi të moshuarin duke i

Një 35-vjeçare nga Kosova ka dalë sot para një gjykate në Zvicër, pasi akuzohet për mashtrim. Mediat kosovare shkruajnë se shtetasja ka mashtruar një 80-vjeçar nga Zvicra duke i marrë 278.800 franga. Me këto para, shtetësja kosovare nuk i ka përdorur për qëllimin që i ka treguar të moshuarit, por i ka shpenzuar në kazino.

Gjatë seancës, organi i akuzës ka kërkuar për të akuzuarën 3 vite burg. Ajo ishte takuar me viktimën në vitin 2013 në funksionin e saj si shitëse përmes telefonit (call Center) dhe më pas e kishte vizituar disa herë. Edhe atëherë, sipas deklaratës së tij, i moshuari i kishte dhënë asaj 36,000 franga. Ajo i kishte premtuar atij seks në këmbim, por procedimet penale pastaj ishin ndërprerë pasi nuk mund të provohej mashtrimi.

Ndërsa pretendimet që tani janë duke u proceduar në gjyq kanë të bëjnë me vitet 2016 dhe 2017, kur e akuzuara sërish ishte paraqitur tek burri në fjalë, në një komunë rurale në Lucern dhe i kishte kërkuar vazhdimisht para. Paratë ishin, sipas saj për të paguar qiranë, borxhet e sigurimit, rregullimin e dhëmbëve, për makinë ose për dy fëmijët e saj.

Ajo bënte sikur ndodhej në një emergjencë dhe i premtonte atij fitimin nga një shitje e pronës në Kosovë.Në këtë mënyrë, sasia e parave të përfituara kishte arritur në 278 mijë franga. Sipas prokurorit, kjo përfituese e ndihmave sociale ka hedhur në bixhoz, respektivisht në kazino, të paktën 200,000 franga të parave të marra nga plaku. Ajo, sipas prokurorit, e kishte shfrytëzuar me qëllim të keq mirësinë e viktimës së saj. Burri i mashtruar thotë para gjyqit se ai nuk e ka ditur asnjëherë se ajo kishte varësi nga bixhozi ndërsa ajo thotë se i kishte treguar atij për varësinë.

Gruaja ka përfituar nga mosha, natyra e mirë dhe dëshira e burrit për shoqëri fizike, ka thënë tutje prokurori. Ajo e dinte që ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se ajo po e gënjente. Veprimet e saj duhet të përshkruhen si jashtëzakonisht egoiste dhe të pamëshirshme. Prandaj, prokurori publik kërkon një dënim me tre vjet burg për të akuzuarën, prej të cilëve, një vit burg efektiv.

Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar pafajësinë për klienten e vet, përcjell albinfo.ch. Burri duhet ta ketë ditur që gruaja nuk ishte solvente (e aftë për shlyerjen e borxhit), se ajo shkonte në kazino, ishte e varur nga lojërat e fatit dhe i duheshin paratë për të paguar borxhet e bixhozit, ka thënë ai.

Ishte e padiskutueshme që paratë po derdheshin, por shuma e saktë është e paqartë, ka thënë mbrojtësi. Është e qartë se klientja e tij mund të ketë marrë 180,000 ose 200,000 franga, por në asnjë mënyrë 287,800 franga.Gjykimi do të shpallet me shkrim, në një datë të mëvonshme./albinfo.ch

ME TE LEXUARAT