Shqiptari i merr jetën të dashurit të ish-gruas në Belgjikë në sy të fëmijëve

Kosovë&Rajon

Shqiptari i merr jetën të dashurit të ish-gruas në

52-vjeçari Ismet Osmanay u plagos me thikë të hënën në Waterbaan, Deurne në Belgjikë, pranë një shkolle. Policia njoftoi se më pas viktima vdiq në vendngjarje. I dyshuari Betim A. 48-vjeçar u arrestua menjëherë.

Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.

“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar, raporton GVA.be.

“Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte kokë tullac”.

Siç raportojnë mediat atje, Ismet Osmanay është i dashuri i ish-gruas së Betim A.

Rasti ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas. Ata fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion