Shkon në 10 numri i viktimave nga masakra në Cetinje, mes tyre, dy fëmijë

Kosovë&Rajon

Shkon në 10 numri i viktimave nga masakra në Cetinje, mes tyre, dy

Të paktën 10 persona, mes të cilëve dy fëmijë, janë vrarë sot në një krim masiv në Cetinje, ndërsa mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë po luftojnë për jetën e katër banorëve të Cetinjës, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme Danilo Sharanoviq.

Sipas Sharanoviqit, i dyshuari për vrasjen është Aco Martinoviq, i cili po kërkohet nga policia, teksa katër të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë.

“Ajo që mund të themi deri më tani është se ky person, Aco Martinoviq, dyshohet se e ka kryer këtë krim, ka marrë jetën e së paku 10 personave, mes të cilëve dy të mitur”, tha Sharanoviq, raporton RTCG.

Tragjedia në Cetinje, Mali i Zi shpallë tri ditë zie

Qeveria e Malit të Zi ka shpallë tri ditë zie për tragjedinë në Cetinje, ku sipas raportimeve kanë mbetur të vrarë shtatë persona, përfshirë edhe dy fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Milojko Spajiq. Ai tha se janë në kërkim të autorit. I dyshuar është Aco Martinoviq.

“Tragjedia e tmerrshme na ka prekur të gjithëve. Tani për tani, të gjitha ekipet e policisë, gjithçka në dispozicion, janë në Cetinje. Po kërkojmë autorin, jemi në rrugën e duhur”, tha Spajiq për televizionin publik malazez RTCG.

Spajiq ka kërkuar edhe anulimin e të gjitha ngjarjeve që kanë qenë të organizuara për sonte.

Policia më herët publikoi fotografinë e të dyshuarit, derisa njoftoi se i njëjti është i armatosur.

Në deklaratën e lëshuar nga Policia, qytetarëve u është bërë thirrje që të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre.

“Policia është duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të personit dhe në terren ndodhen të gjitha njësitë organizative në dispozicion të policisë, përfshirë edhe Njësinë Speciale të Policisë. Vërejmë se personi është i armatosur dhe i rrezikshëm.

Edhe edhe një herë drejtpërsëdrejti apelojmë te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit dhe të mos lejojnë persona të panjohur në shtëpitë e tyre, ndërsa policia të marrë të gjitha masat dhe veprimet me qëllim mbrojtjen e tyre dhe ndjekjen penale të autorëve. të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim.

Më shumë detaje për tragjedinë ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq.

Ai ka bërë me dije se i vdekur ka mbetur pronari i tavernës ku filloi përplasja dhe disa anëtarë të familjes së tij. Sharanoviq ka thënë se në mesin e viktimave janë edhe disa familjarë të të dyshuarit për këtë krim të rëndë, Aco Martinoviq.

“Të gjitha kapacitetet në dispozicion të administratës policore, në krye me drejtorin e Drejtorisë së Policisë, ndodhen në Cetinje me qëllim që të dyshuarit për këto vrasje t’i hiqet liria. Disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, ka deklaruar Saranoviq.

Ndërkohë raportohet se është gjetur vetura me të cilën është arratisur i dyshuari për vrasjen e shtatë personave në Mal të Zi.

Policia e Malit të Zi e ka gjetur veturën me të cilën është arratisur Aco Martinoviq, i dyshuari për vrasjet në Cetinje, raporton “Vijesti”.

Sipas raportimeve të mediave malazeze, ai dyshohet për vrasjen e shtatë personave, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

ME TE LEXUARAT