Incidenti në Kuvend, bllokohet për 13 orë brenda tualetit të parlamentit, deputeti dërgohet me urgjencë në spital

Bota

Incidenti në Kuvend, bllokohet për 13 orë brenda tualetit të
Një deputet i parlamentit të Belgjikë ka përfunduar në spital, pasi mbeti i bllokuar për rreth 13 orë në tualetin e Kuvendit.

Deputeti Frédéric Erens, i partisë Vlaams Belang, mbeti brenda tualetit pasi dryni i derës nuk funksionoi, duke mos hapur derën. Ai hyri në tualet në orën 05:00 të pasdites, sapo seanca përfundoi.

Por teksa përpiqej të hapte derën, vuri re se ajo kishte ngecur. Edhe thirrjet për ndihmë nuk i shërbyen për gjë, pasi të gjithë ishin larguar nga godina me përfundimin e seancës.

Në këto kushte, ai e kaloi gjithë natën aty, deri sa në mëngjes, rreth orës 06:00, një sanitare hapi derën. 

Deputeti u gjet në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi kishte përjetuar bllokim të frymëmarrjes nga mungesa e oksigjenit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion