Kush janë liderët e dështuar dhe ata që patën sukses gjatë vitit 2024

2024 pati valë tronditëse të shumta politike: disa liderë të BE-së shkëlqyen dhe të tjerë u zhytën në probleme.
Zgjedhjet nga Parisi në Bukuresht, një luftë e vazhdueshme, një ekonomi që vazhdon të zhgënjejë dhe një fitore tronditëse nga Donald Trump në zgjedhjet në SHBA, të gjitha po shkaktojnë një dhimbje koke të zgjeruar politike. Disa politikanë arritën ta përdorin atë në avantazhin e tyre dhe të ushtrojnë ndikim mbi Bruksel – ndërsa të tjerët mbetën të ngecur.
Euronews ka renditur fituesit dhe humbësit e këtij viti të trazuar.
Nisim me fituesit:
Donald Tusk kryeministër i Polonisë
Polonia, prej kohësh ishte fëmija problematik i BE-së, por tashmë është kthyer në shina nën udhëheqjen e Donald Tusk. Një anëtar drejtues i Partisë Popullore Evropiane, së cilës i përket edhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, Tusk është i lidhur ngushtë me Brukselin për çështjen kyçe të Ukrainës. Ai është zotuar gjithashtu të rikthejë vendin e tij drejt drejtësisë. Pavarësisht kërcënimit të brendshëm elektoral i ka qenë në gjendje të ushtrojë një ndikim të rëndësishëm në Bruksel. Një nga veprimet e para të Komisionit të ri Europian , vetëm disa ditë pasi mori detyrën, ishte ndezja e dritës jeshile ndaj planit të diskutueshëm të Tusk për të pezulluar rregullat e azilit dhe për të lejuar efektivisht kthimin e migrantëve.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanzhez
Kryeministri spanjoll, së bashku me Tusk, duket si një nga udhëheqësit më të qëndrueshëm të Evropës. Në përgjithësi, votuesit dhanë një mesazh anti-establishment në zgjedhjet e BE-së në qershor, por e lanë delegacionin e tij prej 20 anëtarësh të eurodeputetëve kryesisht të paprekur. Pavarësisht se është në pushtet që nga viti 2018, delegacioni i tij është ende një nga forcat më të mëdha në grupimin socialist me ndikim të Parlamentit.
Mario Draghi dhe Enrico Letta
Dy ish-kryeministra italianë mund të mos marrin pjesë më në Këshillin Evropian – por ata do të hedhin një hije të gjatë mbi punën e Brukselit. Roli i tyre do të jetë vendimtar përballë paralajmërimeve të Trump për tarifat e reja.
Në kategorinë e humbësve bëjnë pjesë:
Presidenti i Francës Emmanuel Macron
Zgjedhjet e qershorit në BE shfaqën një rritje të ekstremit të djathtë, çka shkaktoi edhe zgjedhjet e parakohshme në Francë që e bëri Macron të humbiste shumicën parlamentare në Asamblenë Kombëtare.
Përpjekja e parë për të formuar një qeveri, nën drejtimin e ish-komisionerit të BE-së të qendrës së djathtë, Michel Barnier, dështoi ndërsa ai u përpoq të kërkonte konsensus për një buxhet të vitit 2025. Nuk është e qartë se pasardhësi i tij, makronisti François Bayrou, do të jetë më mirë – megjithëse Parisi është nën presionin e Brukselit për të ulur një nga deficitet më të larta në eurozonë.
Dikur shihej si ndër udhëheqësit kombëtarë më të fortë dhe më pro-evropianë, Macron tani duket se po çalon.
Kancelari gjerman Olaf Scholz


