Seanca e jashtëzakonshme në Kosovë/ Konjufca dhe deputetja e VV tërhiqen nga kandidatura për president

Kosovë&Rajon

Seanca e jashtëzakonshme në Kosovë/ Konjufca dhe deputetja e VV

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se opozita po përpiqet të përdorë procesin e zgjedhjes së presidentit për të rrëzuar Qeverinë.

Sipas tij, partitë opozitare janë të vetëdijshme se nuk mund të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe as të sigurojnë shumicën në zgjedhje të reja.

Konjufca u shpreh se vendi ndodhet në një situatë ku opozita, sipas tij, mund të ketë mundësi për të zgjedhur presidentin, por nuk po e dëshiron një gjë të tillë.

Gjatë fjalës së tij, ai njoftoi gjithashtu tërheqjen nga kandidatura për president.

Pas tij, edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, bëri të ditur tërheqjen e saj nga gara për president.

ME TE LEXUARAT