Qeveria “Kurti 3” nis punën, kryeministri: Buxheti këtë vit është 4 miliardë euro

Kosovë&Rajon

Vetëm një ditë pas miratimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, kabineti zhvilloi mbledhjen e parë. Kryeministri Albin  Kurti deklaroi se vlera e buxhetit është 4 miliardë euro.

“Është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro. Për komunat parashihen 867 milionë euro. Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, që do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji i buxhetit. Ky buxhet  permban ndryshimin e nevojshem , per rritjen e shteses per pervojen e punes, dyfishim…..

Shefi i qeverisë së Kosovës bëri me dije se nga e premtja nisin konsultimet me subjektet politke  për  zgjedhjen e presidentit.

Në qeverinë “Kurti 3” do të ketë 19 ministri. Ministër i Financave do të jetë Hekuran Murati, ministër i Mbrojtjes Xhelal Zveçla dhe ministër i Brendshëm Lulëzon Jagxhiu.

Zëvendës kryeministër i parë dhe  ministër i Punëve të Jashtme do te jetë Glauk Konjufca, ndërsa zëvëndës kryeministre e dytë dhe  ministre e Drejtësisë Donika Gërvalla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion