Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit dështoi ta arsyetojë ndalimin e dy gazetarëve serbë dhe delegacionit parlamentar

Kosovë&Rajon

Prokurori në Hagë: Mbrojtja e Thaçit dështoi ta

Sot zhvillohet seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.

Prokurori James Pache argumentoi se mbrojtja e Thaçit ka bërë përpjekje “të dështuara” për ta legjitimuar ndalimin e dy gazetarëve serbë dhe një delegacioni të Lidhjes Demokratike të Kosovës më 1998.

“Parashtrimet e mbrojtjes së Thaçit për ta bërë të ligjshme paraburgosjen e delegacionit parlamentar [të Lidhjes Demokratike] në Qirez më 1998, janë të dështuara po ashtu”, tha Pache.

“Gjatë argumenteve mbrojtja e Thaçit pretendoi se UÇK-ja ka pasur arsye ushtarake për të ndaluar dhe pyetur anëtarët e delegacionit në Qirez. Një dëshmitar kishte thënë se dikush kishte ardhur në Qirez për të kërkuar çarmatosjen e UÇK-së”.


Pacho shtoi se, edhe sikur të kishte kërkesa për çarmatosje, kjo nuk mund ta arrinte pragun e domosdoshëm për paraburgosje.

“Propozimi se grupet e armatosura mund ta ndalojnë çdo civil i cili kërkon opozitë paqësore dhe jo rezistencë të armatosur, është i rrezikshëm dhe kundërligjor dhe deklarata e një anëtari të delegacionit nuk mund ta arsyetojë arrestimin e tërë anëtarëve. Edhe po të kishte arsye legjitime për ndalim fillestar, juridikisht nuk ka pasur arsyetim për keqtrajtimin e të paraburgosurve”, shtoi ai.

Ai tha se anëtarët e delegacionit kanë dhënë dëshmi se janë rrahur dhe keqtrajtuar gjatë ndalimit nga UÇK-ja në Qirez./Rel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion