"Plas" në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti goditet me vezë

Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.
Kryesuesi Avni Dehari më pas e shpalli seancën të mbyllur, ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Goditet me veze ne Kuvendin e Kosoves, kreu i VV, Albin Kurti.
Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive ka nisur punimet e seancës. Ai ka ftuar Albin Kurtin për të dhënë propozimin për kryetar të kuvendit.
“Takimet dhe komunikimi i imi si kryeministër në detyrë dhe kryetar i Vetëvendosjes, kanë vazhduar dhe nuk kemi marrëveshje, në mënyrë që të evitojmë zgjedhjet kërkojmë më shumë kohë”, tha Kurti, raporton Top Channel.
Pas fjalës së Kurtit, ishte deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,, Time Kadriaj, u afrua dhe nisi të gjuante me vezë në drejtim të Kurtit.
Pas kësaj, deputetët e grupeve të ndryshme politike, u ngritën në këmbë dhe filluan shtyrjet fizike. Dehari më pas ndërpreu seancën.


