Xhaka shumë pranë Romës, gazetari italian jep lajmin e mirë (Video)

Sport

Xhaka shumë pranë Romës, gazetari italian jep lajmin e mirë

Një natë më parë, gazetari italian, Gianluca Di Marzio ka pasur një bashkëbisedim me tifozët, duke u dhënë një lajm të mirë, në lidhje me Granit Xhakën. Tifozët i dolën para gazetarit të “SkySport.it”, teksa ai po shkonte në “Stadio Olimpiko”.

Zvicerianët e pyetën për të ardhmen e Xhakës.

 “Xhaka në Roma a ka përfunduar, ka përfunduar hë?”, iu drejtua tifozi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky Sport (Italia) (@skysport)

“Ka përfunduar, por edhe për këtë veshje gjithashtu”, ia ktheu me shaka Di Marzio.

“A do të ma jepni këtë veshje si huazim? A do ma jepni këtë kostum si pagesë?”, tha italiani.

“Vetëm si huazim, vetëm si huazim i thjeshtë”, përfundoi tifozi.

Xhaka është afër të transferohet tek Roma, dhe sipas Di Marzios, marrëveshja është afër dhe gjithçka do bëhet zyrtare pas Kampionatit Evropian

ME TE LEXUARAT