Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdarajn, avokati iu plagos në vrasjen e Kudret Saliajt

Aktualitet

Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdarajn, avokati iu plagos në vrasjen e

TIRANA
Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Policisë që vrau me armë të riun Klodian Rasha.

Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të tij, Adriatik Cama. Ky i fundit u plagos gjatë vrasjes së Kudret Saliajt disa javë më parë në një local afër Gjykatës së Tiranës.

Cama ishte në një tavolinë me protangonistët më 4 qershor, kur Mexhit Picari qëlloi me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj. Avokati mori plumb në gjoks dhe iu nënshtrua operacionit.

Ndërkohë gjyqi për Nevaldo Hajdarajn vazhdon teksa Gjykata e Tiranës i ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Ai rrezikon 10-20 vite burg për ”vrasje me dashje”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion