Trafikanti i drejton armën policisë e arratiset në kufirin Kosovë-Shqipëri, braktis çantën me 21 kg drogë

Kosovë&Rajon

Trafikanti i drejton armën policisë e arratiset në kufirin

Një operacion i policisë së Kosovës është ndërprerë pas tentativës për të ndaluar një person që transportonte lëndë narkotike drejt kufirit me Shqipërinë.

Sipas njoftimeve, i dyshuari po kalonte në kufirin e gjelbër kur u pikas nga efektivët e departamentit të kufirit. Kur u afruan për ta ndaluar, ai nxori armën dhe kërcënoi policinë, për t’u larguar më pas me vrap drejt kufirit shqiptar, duke u fshehur pjesërisht nga errësira.

Në vendngjarje u gjet një çantë me 21 kilogramë kanabis sativa, që u braktis nga trafikanti gjatë largimit. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar homologët shqiptarë për të bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur.

I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre.

Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë).

Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, njofton Policia e Kosovës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion