Përgatitet shembja e objektit te 'Kalaja', IKMT zbarkon sërish në Vlorë

Aktualitet

Përgatitet shembja e objektit te 'Kalaja', IKMT zbarkon

Në kuadër të projektit të madh bregdetar “Lungomare 3”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërhyrë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë për të shembur një objekt. Ndryshe nga procedurat e mëparshme, shembja do të realizohet me mjetet e IKMT-së dhe jo me shpërthim të kontrolluar.

Objekti ndodhet në zonën e njohur si “Kalaja”, aty ku vijojnë punimet për shëtitoren dhe infrastrukturën bregdetare. Zona është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendosur shiriti i sigurisë për të parandaluar qasjen e paautorizuar.

Projekti “Lungomare 3”, me një vlerë totale prej 15 milionë eurosh, përfshin ndërtimin e shtigjeve përgjatë vijës bregdetare, shëtitoreve, rrugëve për biçikleta, trotuareve, ndriçimit dhe gjelbërimit. Pjesa e rimodelimit shtrihet për 20 kilometra, nga Tuneli tek Marina në Orikum. Nga kjo shumë, 3 milionë dollarë janë hua nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Shembja e këtij objekti është pjesë e fazës përfundimtare të projektit, me qëllim krijimin e një hapësire publike të sigurt dhe funksionale përgjatë vijës bregdetare.

Lajm në përditësim...

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion