FOTO/ Vrau policin e “Shqiponjave” dhe tjetrin e plagosi, ky është Violand Braçellari, person me rrezikshmëri të lartë

Aktualitet

FOTO/ Vrau policin e  “Shqiponjave” dhe tjetrin e plagosi, ky

Personi në foto është 43-vjeçari, Violand Braçellari, autori i vrasjes së policit të “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër, Edison Adri.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm (4 qershor) në zonën malore të Lozhanit në Maliq.

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 07:30, uniformat blu rrethuan një stan në malin Boden, ku dyshohej se fshihej shtetasi Violand Braçellari, 43 vjeç.

Sipas policisë, Braçellari ishte dënuar në vitin 2017 me 9 vjet, 11 muaj e 7 ditë burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa më herët ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për “Kultivimin e bimëve narkotike”.

Policia i ka bërë thirrje të dorëzohej, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve.

Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën inspektori Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa është plagosur inspektori Edison Adri, 36 vjeç. Të dy ishin pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Për neutralizimin e sulmit, efektivët i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri. Gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe Braçellari, i cili më pas është arrestuar nga policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion