Numërohen 99.52% të votave në Prishtinë, Vitia 10 mijë vota para kandidatit të LDK-së (Foto)

Kosovë&Rajon

Numërohen 99.52% të votave në Prishtinë, Vitia 10 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë. Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet. Arben Vitia dhe Përparim Rama do të jenë në garë për karrigen e të parit të kryeqytetit, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.

Numërohen 99.52% të votave në Prishtinë, Vitia 10 mijë

Ndryshe, në vendin e tretë në Prishtinë është renditur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, me 21.61%, apo 18 mijë e 23 vota. I katërti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%. /express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion