Rritje temperaturash dhe kthjellime, ja parashikimi i motit ditën e sotme

Aktualitet

Rritje temperaturash dhe kthjellime, ja parashikimi i motit ditën e sotme

Moti në vendin tonë ditën e sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash, ndërkohë që temperaturat do të vijnë në rritje. Sipas MeteoAlb vlerat e larta barike do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash në një pjesë të mirë të vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët, por herë pas here do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta duke sjellë shira të papërfillshëm në ekstremin jugor-juglindor. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion