Nuk ka siguri tek posta, emigranti pagoi 400 euro biletë për të votuar në zgjedhjet lokale

Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë. Një emigrant nga Kamenica, që jeton në Zvicër ka ardhur në vendlindje për të votuar, pasi sipas tij vota po humbet përmes postës. Ai tha se ka paguar 400 euro për të udhëtuar.
Një mërgimtar nga Kamenica që jeton në Zvicër nuk ka shfrytëzuar mundësinë e votimit përmes postës, për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, pasi thotë se “vota e tyre po zhduket”. “Përmes postës po na humbin votat, edhe po kushton. Me postë kemi pagu 80- 100 franga, e kemi vërejtur që ajo votë po zhduket. Kështu që e kom vendos që me pagu ma shtrenjtë edhe me ardhë me jep votën. Biletën e kom pagu 420 franga”, ka thënë ai.


