Rrëzohet helikopteri në Gjermani, vdesin 3 persona

Bota

Rrëzohet helikopteri në Gjermani, vdesin 3 persona

Një helikopter është rrëzuar në Gjermani ditën e sotme e për pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tragjedia ndodhi në Baden- Wuerttemberg, ndërsa hetuesit po hetojnë se nga cili vend është nisur helikopteri Robinson R44.

Ndërkohë, policia tha se ende nuk dihet sesa persona ishin në bord. Sipas të dhënave nga Byroja Federale e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, aksidentet e helikopterëve janë të rralla. Vitin e kaluar u shënuan katër aksidente që përfshinë helikopterë të aviacionit civil në Gjermani dhe në asnjërin nga ta nuk pati vdekje apo lëndime serioze. /Express

ME TE LEXUARAT