Ngjarje e rëndë në 'vatrën' familjare/ Itali, vëllai ekzek'uton me gjakftohtësi dy vëllezërit e tij dhe kthen ar'mën nga vetja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Beneventos në Itali, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur në një restorant-hotel në Apice, në provincën e Beneventos, gjatë orëve të vona të mëngjesit të së martës, më 1 shtator, përpara se lokali të hapej për shërbimin e drekës, shkruajnë mediat.
Sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, njëri prej tre vëllezërve ka qëlluar ndaj dy të tjerëve dhe më pas ka përdorur armën ndaj vetes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e karabinierëve dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar pasojat e rënda të ngjarjes.
Restoranti ku ndodhi tragjedia ishte një biznes familjar, i drejtuar nga tre vëllezërit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje.


