“Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

Kosovë&Rajon

“Në mbrojtje të UÇK-së dhe së

“Kundër padrejtësisë, në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës”, protestohet sot nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Protesta u thirr pasi u bë e ditur se Gjykata Speciale në Hagë ka pranuar prova nga shteti i Serbisë. Pak minuta para nisjes zyrtare të protestës, ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshet e Prishtinës për të protestuar kundër Gjykatës Speciale.

Një qytetar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, po merr pjesë në protestën e thirrur kundër asaj që organizatorët po e quajnë padrejtësi nga Haga. Ai tha për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, se ata duhet të lirohen sa më shpejt.

“Njerëzit që duhet të na udhëheqin ndodhen në burg. Sa më shpejt të lirohen çlirimtarët sepse ata kanë sakrifikuar çdo gjë për shqiptarët”, deklaroi një qytetar që thotë se vjen nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut.

Ai theksoi se kanë ardhur në grup në protestë, në përkrahje të çlirimtarëve.

 

 

ME TE LEXUARAT