Merr fund kriza?! Hapet rruga për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, miratohen mandatet e deputetëve

Kosovë&Rajon

Merr fund kriza?! Hapet rruga për konstituimin e Kuvendit të

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke konfirmuar vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të zgjedhur. Në seancë ishin të pranishëm 120 deputetë, ndërsa komisioni paraqiti raportin për verifikimin e mandateve të legjislaturës së re.

Me miratimin e këtij raporti, Kuvendi i Kosovës vijon procedurat për konstituimin e tij pas zgjedhjeve dhe nisjen e punës së legjislaturës së re. Me konstituimin e Kuvendit, nis afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit, që mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Afati 15-ditësh për votimin e Qeverisë fillon vetëm pasi ushtruesja e detyrës së presidentit ta mandatojë kandidatin e propozuar nga shumica parlamentare.

ME TE LEXUARAT