Mbyllen katër komuna në Dragash, Sveçla: Institucioni i vetëm i Serbisë në Kosovë do jetë vetëm ambasada e saj në Prishtinë

Kosovë&Rajon

Mbyllen katër komuna në Dragash, Sveçla: Institucioni i

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur të premten katër komuna paralele serbe që po vepronin jashtëligjshëm në qarkun e Dragashit në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë”, tha Sveçla.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Kosovës, Elbert Krasniqi, tha në një video në Facebook se komunat paralele u mbyllën në fshatin Vranisht në Dragash, të cilat kishin vepruar në një objekt të përbashkët.

Ai shtoi se ato kanë vepruar dhe kanë lëshuar dokumente jashtëligjshëm për qytetarët e komunave Prizren, Suharekë, Rahovec dhe Dragash.
“Aktiviteti i strukturave paralele të Serbisë ka fund. Këto objekte nuk mund të ekzistojnë. Funksionaliteti i tyre është në kundërshtim me ligjin. Kosova ka komuna të cilat janë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe ky objekt sikurse objektet e tjera që kanë vepruar në Kosovë janë jashtë juridiksionit të Kosovës dhe si të tilla nuk kanë vend në Kosovë”, tha Krasniqi.

Vendimi i sotëm vjen një ditë pasi autoritetet kosovare hoqën një bilbord në Zveçan, me fotografi të personaliteteve të ndryshme – përfshirë presidentin e Serbisë dhe atë të Rusisë – me arsyetimin se nuk do të lejohen simbolika të personave që kanë qasje agresore ndaj Kosovës.

“Dje ne Zveçan e sot në Dragash, ashtu siç jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla të premten./REL

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion