Ilir Beqaj “i përpiktë”! Paraqitet sërish në SPAK

Aktualitet

Ilir Beqaj “i përpiktë”! Paraqitet sërish në

Ish-ministri i Shëndetësisë ilir Beqaj është paraqitur ditë ne sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Beqja është paraqitur në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij, në lidhje me dosjen hetimore për Sterilizimin. Beqaj duhet të paraqitet çdo të premte të muajit, teksa hetimet për çështjen vijojnë ende.

Teksa zbaton masën e caktuar nga GJKKO për ‘Sterilizimin’, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor.

Situata e ish-ministrit të Shëndetësisë, u rëndua gjatë muajit nëntor 2023, pak muaj pasi SPAK mori aprovimin e gjykatës për caktimin e masave të sigurimit personal, arrest me burg për biznesmenin Ilir Rrapaj.

Beqaj vazhdimisht ka deklaruar se vetëm ka kryer detyrën, ndonëse nga ana tjetër SPAK disponon dokumente, nga të cilat dyshon se Beqaj me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka shpërdoruar detyrën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion